E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama me kandidatët e Korçës: PS një skuadër që të fton të luash në mbrojtje, mesfushë apo sulm

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në sesionin e tretë të podkastit maratonë për prezantimin e prurjeve të reja të skuadrës garuese të PS për zgjedhjet e 11 majit, kishte të ftuar edhe tre nga kandidatët për deputetë të qarkut Korçë, Vinjola Rota, Vesa Spaho, Gëzim Kora dhe Genti Jakollari.

Në fjalën e saj prezantuese, kandidatja Vinjola Rota tha se ka punuar në një kolegj maltez, që ishte një frymëzim për karrierën e saj.

“Kam punuar në gjermanizim “Themistokli Gërmenji” për nëntë vite. Më pas nis një sfidë, duke u emëruar në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Korçë. Kam jetuar me moton: Mos i bëni tjetrit, atë që nuk do të donit t’ju bënit juve. Për sa kohë do jem në atë post, apo në një post dua të bëjë më të mirën. Kur dëgjova Nikon, që më përmendi emrin ishte një kënaqësi e vlerësim. E them me bindje, ai që punon, vlerësohet”, u shpreh ajo.

Kandidatja tjetër, Vesa Spaho u shpreh se ka lindur dhe është rritur në Korçë, ndërsa ka studiuar në degën Inxhinieri Ndërtimi. “E treta herë që jam në listën për kandidat për deputet në listën e Korçës. Të gjithë miqve të mi, unë u jap një përgjigje që përse pranoj sot tre herë të jem në listën e deputetëve. Unë jam rritur në familje socialiste. Im atë kryetar i partie në 2001. Në 2005 ne humbasim pushtetin, në 2006 do vija në Tiranë për t’u punësuar. PD i hoqi të dy prindërit me listë emërore. U gjendëm para faktit që me dy prindër të pa punë ne duhet të bënim shkollë.  Unë them të përpiqemi të gjithë, që fëmijëve tanë t’i lëmë pasaportën e BE-së. Një socialist e ka të pamundur të jetojë në një vend që udhëhiqet nga PD, pasi kjo e fundit nuk njeh limite dhe heq njerëzit nga puna pa limite dhe pa kriter. Të punosh në PS, tejkalon veten”, cilësoi Spaho.

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se “sot mësuesit e mësueset mund të shkojnë në takim me palën kundërshtare me qeverinë, mund të flasin e të thotë çfarë të duan, e nuk i shkon njëri nga pas”.

“Më është kujtuar sesi tre mësueseve në Elbasan i hoqën një video të takimit tim në Elbasan kur ishim në opozitë. Në takimet tona që bëjmë në salla, mësuesit që ishin na çonin sms që nuk vijmë dot, se na shohin etj. Përdhunimi brenda poshtërimit ishte kur, që kur erdhën morën të ndjerën LSI në koalicion, që i vinte kusht që do të rrish në punë, qëndro me ne, ose kalo nga ne. Kjo ka qenë një histori tani e kaluar.

Tjetra që doja të thosha, është që ti ke pranuar përsëri të jesh në listën e deputetëve, duke mos ngritur asnjë pretendim edhe duke qenë shumë e qartë që kjo është një skuadër, që të fton të luash në mbrojtje, mesfushë, apo sulm, e them këtë pasi s’janë të gjithë kështu, pasi ka patur raste që thonë që s’mund të jem në listën e hapur për këtë apo atë arsye”, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kandidati tjetër i Korçës, Gëzim Gora u shpreh se ka lindur dhe është rritur në Bilisht, Devoll. “Kam mbaruar atje arsimin deri në shkollën e mesme, më pas në Tiranë për studime në inxhinieri mekanike dhe më pas u profilizova për energjetikë. Pas shkolle kam punuar në sektorin privat. S’kam patur eksperiencë pune në shtet. Vi nga jashtë sektorit të shtetit”, pohoi ai.

Ndërkohë, Kryeministri tha në vazhdim të fjalës së kandidatit Gora se ai ka një vit e tre muaj që është bërë baba dhe një nga qëllimet është që ta afrojnë djalin e vogël sa më shumë me zonën atje. “Prindërit dhe gjyshi jetojnë atje. Djali duhet të njoh dhe të jetojë me prindërit. Gjumin e bënë më të rehatshëm atje”, u shpreh Kryeministri.

“Kam lindur në Korçë, jetoj në Devoll. Kam përfunduar studimet për inxhinieri agronomike në Korçë. E kam lidhur jetën me Devollin. Jam pjesë e strukturave të PS, jam produkt i kësaj force politike. E kam nisur këtë punë si çdo adoleshent, pa ndonjë emocion, por me një adrenalinë që lidhet sa me miqësinë aq edhe me familjen. E nisa si lojë të themi, si një adoleshent 17 vjeç. Kam prej vitit 2000 që merrem me politikë. Për mua është falenderim shumë i madh, që jam edhe në listën e mbyllur. Kur dëgjova Nikon, u shkarkova nga emocionet dhe më kapi gëzimi”, pohoi kandidati Genti Jakollari.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›