E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama merr çmim si lider në Emiratet e Bashkuara

 

Edi Rama vlerësohet si një nga liderët, që ka dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e kryeqyteteve të së ardhmes. Vlerësimi i lartë iu bë kryebashkiakut shqiptar në samitin e kryeqyteteve të së ardhmes, që njihet si nga forumet më prestigjioze në botë. Ky është çmimi i katërt ndërkombëtar, që Rama merr në karrierën e tij si kreu i qytetit të Tiranës. Këtë vit ky eveniment u organizua në Abu-Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara. Figura të njohura të politikës, shkencës dhe biznesit u takuan në këtë samit për të prezantuar idetë dhe projektet e tyre inovatore dhe për të nderuar 8 fituesit e radhës. Mes fituesve, të cilët nderohen me motivacionin "Liderë që kanë dhënë kontribute të posaçme në zhvillimin e kryeqyteteve të së ardhmes dhe kanë frymëzuar jetën e miliona njerëzve nëpër botë" u nderuan: Presidentja e Republikës së Finlandës; Bill Gates, Presidenti i Microsoft; Nobelisti Stephen Hawking dhe Princi i Abu-Dhabi. Ky është çmimi i katërt ndërkombëtar, që Rama merr në karrierën e tij si kreu i qytetit të Tiranës, pas çmimit të Kryebashkiakut të Botës, atij për kontribut në çrrënjosjen e varfërisë të dhënë  nga OKB, dorëzuar nga Sekretari Kofi Anan dhe titullin e "Heronjve Evropianë" të akorduar nga "Time Magazine" me motivacion për ndryshimin e një bote më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›