“Rama ndau të majtën”
Autori i Lajmit: red.
Miratimi i Kodit Zgjedhor në seancën plenare të ditës së martë ndau të majtën. Kështu pohon Kryetari i Partisë Socialiste 91, Petro Koçi. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të bashkuar të majtën tashmë është vota e lirë. Prandaj thekson Koçi, është i nevojshëm një aksion kombëtar për votën e lirë. Kreu i PS 91 i bashkohet në këtë mënyrë thirrjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim për një protestë mbarëpopullore. Madje, Ilir Meta ka paralajmëruar për protesta jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Koçi ishte pjesë e 10 deputetëve, të cilët për 9 ditë me radhë, qëndruan në një grevë urie në mbrojtje të votës së lirë. Por thirrjet e përsëritura të tyre nuk u morën parasysh nga Kuvendi, i cili nuk pranoi as të shtynte miratimin e Kodit Zgjedhor.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008