“Kodi, detyrim i opozitës, tani Qeveria përgjegjëse për zgjedhjet”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste e konsideron si të përmbushur fazën e parë të misionit të saj për Reformën Zgjedhore. Sekretari Organizativ i selisë rozë, Blendi Klosi, pohoi dje se me miratimin e Kodit Zgjedhor tani përgjegjësia e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i kalon e gjitha Qeverisë. Por sipas tij, tashmë hapet pjesa e dytë, e cila ka të bëjë me garantimin e zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor dhe të një Regjistri Kombëtar zgjedhësish dhe pajisjen me karta identiteti për çdo votues. “Përgjegjësia jonë deri dje ishte të realizonim kodin, sot e deri në zgjedhje është të mos e lejojmë Sali Berishën dhe qeverinë e tij ta rrezikojë vënien në jetë të tij, duke iu shmangur përgjegjësisë kushtetuese e ligjore për të garantuar infrastrukturën zgjedhore”, - tha Klosi. Sipas tij, që ky kod të miratohet saktë, duhet që qeveria të japë përgjigje se kur Regjistri Kombëtar Elektronik i Gjendjes Civile do të konsiderohet i përfunduar, i testuar në kuptimin e eliminimit të mangësive dhe të dublimeve, i unifikuar në shkallë vendi dhe i mbrojtur nga ndërhyrjet dhe risqet e mundshme, kur do të bëhet e mundur që në çdo zyrë të gjendjes civile të nxirren nga ky regjistër listat paraprake të zgjedhësve për çdo qendër votimi, duke krijuar kështu kushtet për të filluar procesi i afishimit dhe i rishikimit të tyre në çdo njësi të qeverisjes vendore si dhe kur do të fillojë prodhimi i kartave të identitetit, cila do të jetë dinamika e shpërndarjes së tyre dhe kur mendohet të përfundojë pajisja e shtetasve me këto karta. Klosi kërkoi gjithashtu që Ekzekutivi të informojë nëse ka një evidentim të saktë të shtetasve që janë të pajisur me pasaporta të vlefshme deri në ditën e votimit dhe si do të veprohet konkretisht në praktikë për të pajisur me prioritet me karta identiteti ata zgjedhës që nuk kanë pasaporta. “Rregullimin ligjor të ecurisë së këtij procesi, Kodi ia lë në përgjegjësi Këshillit të Ministrave, por për vetë rëndësinë dhe sensibilitetin që ka ky problem, kërkohet që opozita dhe qytetaret të informohen me përgjegjësi për ecurinë e tij”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008