E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca: Rama injoroi festën e kombit, dëshmohet si trashëgimtar i falsifikimit të madh të historisë

Kryesocialisti Edi Rama, vazhdon të mbetet peng i të kaluarës së hidhur, duke shprehur injorim ndaj kombit të tij dhe admirim për figurat më të urryerat në rang botëror dhe anti-shqiptarë. Festa e Kombit, 28 Nëntori, nuk u festua nga socialistët, Edvini mori pjesë në kremtimin e 29 Nëntorit, festën e dyfishtë të Jugosllavisë. Nëpërmjet një reagimi, PD dënon këtë akt ekstrem anti-shqiptar të Ramës dhe u shpreh mbështetje këshilltarëve bashkiakë për mocion mosbesim ndaj tij.

Partia Demokratike ka reaguar përsëri ndaj veprimeve të turpshme të kryesocialistit Edi Rama, i cili pas injorimit që i bëri festës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit, festoi 29 Nëntorin, ditën që caktoi lideri i Partisë Komuniste Jugosllave, Dushan Mugosha. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, deklaroi se Partia Demokratike, vlerëson dhe shpreh mirënjohjen më të madhe për luftën Nacional Çlirimtare dhe dëshmorët e kombit, për liri dhe dinjitet, por smund të pajtohet me përdhosjen që i bën Edi Rama Festës Kombëtare, festës së bashkimit.
“Edi Rama në një akt përçarës kombëtar festoi ditën e çlirimit të vendit jo në 28 Nëntor siç e ka faktuar historia, por në 29 Nëntor siç e caktoi lideri i Partisë Komuniste Jugosllave, Dushan Mugosha. Partia Demokratike ka respektin më të thellë dhe mirënjohjen më të madhe për luftën nacional çlirimtare dhe të rënët e kombit shqiptar në luftën e dytë botërore, për liri dhe dinjitet. Si parti e idealeve të lirisë dhe vlerave të saj, është partia që vendosi statusin e veteranit dhe jashtë çdo politizimi, të pa nevojshëm, një kuadër të tërë masash për të rënët dhe luftëtarët e lirisë.
Por, Partia Demokratike konsideron se Enver Hoxha dhe klika e tij, ndër të cilët edhe njerëz të afërt të Edi Ramës, vendosën në Shqipëri pas luftës regjimin më barbar të kohërave, për çka ai u vlerësua edhe si Hitleri i Europës së pas luftës.
E vërteta historike është se partinë komuniste shqiptare e themeloi dhe e udhëhoqi partia komuniste jugosllave me Dushan Mugoshen dhe Mugoshët e tjerë.
Janë po ata të cilët për të goditur ndjenjat kombëtare zhvendosën ditën e çlirimit të Shqipërisë nga dita e pavarësisë, në festën e dyfishtë të Jugosllavisë”, tha Bogdani, duke nënvizuar se duke festuar 29 Nëntorin, Edi Rama dëshmohet trashëgimtar i falsifikimit të madh të historisë. Zëdhënësi i PD, vuri në dukje më tej se njësoj si i ati i tij shpirtëror kishte lënë për gjysmë shekullli në hije festën e pavarësisë, njësoj bëri edhe Edi Rama me festën e flamurit të gjithë shqiptarëve. “Duke dënuar këtë qëndrim, Partia Demokratike mbështet plotësisht vendimin e këshilltarëve të saj në Këshillin Bashkiak, për mocion mosbesimi ndaj atij që dekoroi në Tiranë, Goran Bregoviç, të njohur për urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve të Kosovës”, theksoi më tej ai.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›