Rama në Belsh: Musa Ulqini, fuqi për ju. Nuk ndalet derisa i realizon premtimet
ELBASAN – Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar sot me mbështetësit e PS-së në Belsh të Elbasanit, kryetari i PS-së Edi Rama u ndal kryesisht në vlerat e kandidatëve të PS-së në këtë qark, duke e vënë theksin tek Musa Ulqini, i cili kandidon në zonën e Belshit.
Sipas kreut të PS-së, Ulqini do të jetë një forcë e madhe për banorët e kësaj zone dhe do të bëjë gjithçka për të realizuar premtimet e tij.
“Për ta sjellë Musain këtu në Belsh dhe në Dumre na u desh të marrim përsipër zemërimin e shumë socialistëve në Tiranë, që e donin Musain aty. Sepse me Musain deputet në të shkuarën kanë pasur provën e madhe të të qenit bashkë çdo ditë, që në parlament i ka përfaqësuar me dinjitet dhe që vendin nuk e ka patur në karrigen e parlamentit por në komunitet mes njerëzve. Ne jemi të sigurt që me Musain deputet këtu ju keni fituar një fuqi të madhe më shumë dhe ne nesër në qeveri do kemi një dhimbje koke më shumë, sepse jam i bindur që Musai nuk do të na ndahet për të realizuar të gjitha premtimet këtu dhe për t’ju mbështetur të gjithëve ju në familje, biznesin tuaj të vogël, apo atje në fushë.”- u shpreh Rama.
Më tej Rama theksoi angazhimin e tij për të zhdukur monopolet në vend, duke i siguruar banorët e Belshit se me votën për PS-në më 23 qershor, do t’i hapin rrugën ndryshimit të jetës së tyre.
“Me krenarinë për PS, që Elbasanit i ka vënë në dispozicion një kuadër të nivelit më të lartë që politika shqiptare mund të prodhoje dhe me bindjen se mbështetja juaj do të jetë e jashtëzakonshme këtë herë, unë ju siguroj se me votën për PS në 23 qershor ju do t’i hapni rrugën ndryshimit të jetës suaj”- deklaroi Rama.
Blushi: 23 qershori është dita e kthesës
“23 qershori është dita për të kthyer mbrapsht ato që u kanë marrë. Çfarë kanë bërë ata për Belshin? Keni shkolla më të mira? Keni shërbime më të mira? Keni rrugë më të mira? Papunësia është shtuar, spitalet janë shkatërruar, Shqipëria është errësuar . Kjo është Shqipëria e 8 viteve. 23 qershori është dita e kthesës, dita e fitores, dita kur PS do të vijë në pushtet, bashke me Edi Ramën që do të drejtojë qeverinë e PS për katër vitet e ardhshme. Me Edi Ramën Belshi dhe e gjithë Shqipëria”.
(er.nu/BalkanWeb)