Rama në Itali për programin ekonomik
• Edi Rama ka udhëtuar në Itali ku do të takohet me ekonomistë të njohur për t’u këshilluar për platformën ekonomike që do ta vejë në jetë në rast se fiton zgjedhjet. Pas turit “Dialog me Shqipërinë”, Rama ka udhëtuar në Itali ku do të takohet me ekonomistë dhe politologë të njohur edhe pse politika italiane është në përgatitjet e saj për zgjedhje të përgjithshme, për t’u këshilluar për platformën ekonomike që do të hartojë PS-ja, që në rast se fiton zgjedhjet e përgjithshme. PS-ja parashikon që ta vërë në jetë platformën ekonomike, menjëherë sapo t’i jepet mundësia të rikthehet në pushtet.