E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Darka e gabuar" e Kadaresë në skenën e TK

Romani “Darka e gabuar” i shkrimtarit Ismail Kadare do te ngjitet se shpejti ne skenen e Teatrit Kombetar. Ka qene projekti i Fatos Haxhirajt qe ka dale fitues nga shqyrtimi i bordit artistik te Teatrit Kombetar nje dite me pare. Dramatizimi i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në “Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës” në Maj 2010, i cili do të mbahet në TK për nder të Jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni.

Me këtë rast, këtë vit ky festival do t’i kushtohet dramaturgjisë kombëtare. Eventi do të zhvillohet ne fund te muajit maj 2010 me pjesmarrjen e trupave profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përzgjedhja e dramës që do të vihet në skenë me rastin e këtij eventi shumë të rëndësishëm u bë pas ftesës që Teatri Kombëtar i bëri në muajin dhjetor të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në vite, për të sjellë krijimet më të fundit. Deri në datë 20 shkurt u dorëzuan 16 drama nga autorët me peshe ne dramaturgjine shqiptare si Teodor Laço, Piro Mani, Stefan çapaliku, Ruzhdi Pulaha, Pëllumb Kulla e shume te tjere.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›