Ligji për kompensimin e pronës, opozita dhe Madhi kundër ndryshimit
Autori i Lajmit: red.
Opozita dhe republikanët votojnë kundër propozimit të Qeverisë për ndryshimet në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Sipas draftit të paraqitur nga Qeveria, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, pronarët e shoqërive tregtare ku shteti zotëron një pjesë të kapitalit ose aksioneve kanë të drejtë të zotërojnë tokën që deri tani e kanë patur në përdorim. Të ardhurat e siguruara nga shitja e tokës në bazë të çmimit të tregut do të kalojnë në fondin financiar për kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa toka që nuk përdoret nga këto shoqëri do ti kthehet shtetit për tu bërë pjesë e fondit për kompensim fizik. Në rast se shoqëritë nuk pranojnë këtë transaksion prona do të kalojë tek ish-pronarët. Deputetet e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe Republikani Arjan Madhi kanë kundërshtuar draftin, i cili sipas tyre shkakton një përplasje të re dhe të thellë brenda komunitetit të ish-pronarëve. “Në bazë të Kushtetutës njihet e drejta e pronës. Por me këtë ligj ju thoni se nuk i lihet pronarit por shteti merr përsipër t ia shesë atij që e ka në përdorim dhe pastaj fondin ta kaloj te fondi i kompesimit. Toka duhet ti kalohet direkt pronarit pse duhet të ndërhyjë shteti”, - tha ai. Edhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi tha se duhet të evitohet ndërmjetësimi i shtetit. Por specialisti i Ministrisë së Ekonomisë, Alfred Rushaj sqaroi se sipas ligjit në fuqi, një tokë që konsiderohet e zënë nuk mund ti kthehet ish-pronarit. “Në kuptim të ligjit nëse një tokë nuk është e lirë nuk mund ti kthehet ish-pronarit. Ajo çka po bëjmë është se edhe pse toka nuk është e lirë bëjmë një rregullim ligjor. Nëse duam t ia kthejmë ish-pronarit fillimisht shohim sa tokë nuk i nevojitet shoqërisë. Toka funksionale nuk mund ti kthehet ish-pronarit. Nëse shoqëria refuzon këtë transaksion atëherë i jepet mundësi ish-pronarit për të marrë këtë tokë”, - sqaroi ai. Por deputeti republikan, Arjan Madhi pohoi se një nismë e tillë merret duke pas parasysh dy momente, i pari interesi financiar dhe i dyti në interes të kompanive. “Nisma do motivohej nëse do niseshim nga interesi financiar por nuk kemi të dhëna për këtë gjë. Për më tepër me sa jam unë në dijeni nuk është marrë parasysh mendimi i ish-pronarëve. Pra ky ndryshim nuk është në interes të tyre por në interes të shoqërive tregtare. Për këtë arsye unë jam kundër tij”, - tha Madhi. Edhe Dervishi pohoi se ndryshimi bie në kundërshtimi me ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronave” prandaj opozita nuk mund të votonte pro tij. Ligji kaloi vetëm me votat e demokratëve.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009