Rama në Maliq:Kryeministri ulërin pas 8 vjetësh sepse puna flet keq për të
Partia Socialiste ka prezantuar sot në Maliq kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama theksoi se kryeministri ulërin pas 8 vjetësh në pushtet pasi puna që ka bërë gjatë këtyre viteve pasi flet keq për të.
Sipas tij, këto tetë vjet varfëruan këdo që jeton me punë të ndershme. Këto 8 vjet që Shqipëria hyri në rrugën e një rrënimi të pandalshëm, që varfëroi çdo njeri që jeton me punë të ndershme. Ai thotë unë kam rritur rrogat, po, por sa janë rritur çmimet. Vertetë që mësuesit e infermierët marrin shumë lekë, por çfarë blejne me ato lekë. Kjo është një ato hiletë e mëdha të kësaj kohe të vështirë kur shqiptarëve janë vënë në rreshtat e gjatë të borxheve tha Rama.