E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në NY: Rishikimi i borxhit, nevojë urgjente

Kreu i PS, Edi Rama

NJU JORK- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet sot në “New York University”, në Nju Jork.

Rama ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Twitter lidhur me vizitën e tij në NY. Në mesazhet e tij, Rama shpreh kënaqësinë për konsultat që ka patur me Gerwin Bell nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke e vënë theksin tek politikat realiste fiskale, konkretisht tek ulja e borxhit publik.

Rishikimi rigoroz i buxhetit ne kuadrin e te dhenave shqetesuese te dy muajve te pare te vitit nje nevoje qe duhet trajtuar sa me pare.- shkruan Rama në Twitter.

Tema të tjera të konsultës mes Bell dhe Ramës kanë qenë edhe rishperndarje e drejte e te ardhurave, zhvillimi rural dhe arsimi profesional si baze per nxitjen e investimeve prodhuese

Rama ndodhet në  Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i shoqëruar edhe nga deputetet Ditmir Bushati, Andis Harasani dhe nga sekretari per Emigracionin, Erjon Veliaj.

Sipas axhendes se vizites, mesohet se diten e marte, Rama do te takohet me zevendesndihmessekretarin e Shtetit, Philip Reeker, i cili zevendeson ne kete post, Thomas M. Countryman

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›