Rama në Njësinë Bashkiake Nr.10
Qytetarët e Njësisë Bashkiake numër10, zhvilluan një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe stafin drejtues të këtij institucioni, lidhur me hartimin e Buxhetit 2009, në kuadër të dëgjesave publike me komunitetin. Në këtë takim, u vu theksi në projektet të cilat janë në proçes realizimi, në përmirësim të infarstrukturës rrugore , arsimore , dhe ndërhyrjet e tjera që po kryhen në njësinë bashkiake nr 10 . Ky takim ishte i njëzet e dyti me radhë që kryebashkiaku Edi Rama zhvillon me qytetarët e njesive bashkiake, për të qenë më afër nevojave të komunitetit dhe për për të shkëmbyer ide në lidhje me prioritetet dhe projektet e qytetit të Tiranës