Kontroll tregtimit të mishit dhe bulmetit
ASHR
Inspektorët sanitarë të Higjienës Ushqimore po intensifikojnë kontrollet për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare në tregjet me shumicë dhe pikat e tregtimit të mishit dhe të bulmetit në rrethin e Tiranës.
Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Mhill Gecaj, tha se "ASHR-ja ka hartuar tashmë një plan masash për kontrollin e tregjeve të mëdha, si dhe pikave të tregtimit të mishit dhe bulmetit në shumë pika të ndryshme tregtare të rrethit të Tiranës". Bazuar në këtë plan masash, sipas tij, inspektorët sanitarë do të ushtrojnë kontrolle vazhdimisht, edhe gjatë ditëve të pushimit, duke i shtrirë ato dhe pas festave.
Ndërkohë, gjatë periudhës janar-tetor 2008, inspektorët sanitarë të Higjienës Ushqimore kanë vendosur në pikat e tregtimit të mishit dhe të bulmetit në rrethin e Tiranës 5 masa me gjobë dhe 6 me mbyllje provizore, si dhe kanë mbajtur 220 proces-verbale me detyra dhe afate, për mangësitë higjieno-sanitare të konstatuara.
Gecaj tha se "probleme higjieno-sanitare janë konstatuar te tregu te Pazari i Ri, te tregu i stacionit të trenit, të ish-uzina Dinamo, në rrugën “Artan Lenja”, te Qyteti i Nxënësve etj., për të cilët janë marrë dhe masat përkatëse".
“Inspektorët sanitarë të Higjienës Ushqimore kontrollojnë kushtet higjieno-sanitare të objektit dhe pajisjen e punonjësve përkatës me librezë shëndetësore", - sqaroi më tej Gecaj, duke shtuar se "shpeshherë, në bashkëpunim edhe me Inspektoratin Veterinar të Bashkisë Tiranë, janë kontrolluar dyqanet e tregtimit të mishit dhe të bulmetit, si dhe tregjet ushqimore".