E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alkooli, konsumi i tepërt dëmton mëlçinë dhe trurin e vogël



Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë

Përveç duhanit, një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.

Në mëlçi, alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Kështu, është vërtetuar se sasia e rrezikshme e alkoolit është ajo prej 20-40g alkooli etilik, alkooli që përmban pije dehëse, ndërsa përdorimi 100-150g alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.

Nga ana tjetër, është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë, femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë asgjë, papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ua vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.

Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të tajitë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.

Është vërtetuar se konsumimi i 20-50g alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100g alkool etilik ose mbi një dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet, jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë.

Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të pakthyeshme të trurit, kështu që përdorimi kronik i alkoolit me kohë e çon personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufepjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›