E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Petrele Fund grabitesve te votes

Lideri i opozitës Edi Rama ishtë në Petrelë për të mbështetur kandidatin e  “Alenacës për të Ardhmen” Adriatik Kupin. Gjatë fjalës së tij përpara elektoratit të Petrelës, Rama u shpreh se në tetë maj u duhet dhënë fund atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Të gjithë banorët e Petrelës duhet të votojnë për alternativën e “Aleancës për të Ardhmen”, e cila është ajo që përfaqëson zhvillimin.

“Kam dëgjuar se ky Saliu i Petrelës thotë se është miku im. Ai nuk është miku im. Ai është një bajraktar i vogël që duhet të largohet më 8 maj me votën e lirë, me votën e njerëzve të zakonshëm të Petrelës të cilët prej vitesh e vuajnë bajraktarizmin dhe injorancën e tij ashtu sikundër vuajnë të gjithë shqiptarët injorancën e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë. Kurrë më qytete e fshatra që merren peng, për interesa që s’kanë të bëjnë me interesat e zhvillimit"- tha Rama.

Gjatë takimeve të tij elektorale, Edi Rama është ndalur në njësinë numër tetë në Tiranë, ku ka mbështetur kandidatin Sadi Vorpsi. Rama u shpreh se ky kandidat që rrjedh nga familjet e vjetra të Tiranës, vjen me premtimin se do të bëjë gjithçka, për të drejtat që duhet gëzojnë qytetarët e kësaj njësie.

“Pronat që grabiti dikur regjimi komunist nuk ua kthen sot regjimi i kusarëve. Kandidatura e Sadi Vorpsit është një kandidaturë për të ngritur nivelin e vëmendjes, për të dëshmuar qytetarinë duke u përkushtuar me një shërbim për qytetarët në këtë njësi, ku siç humbi Ramiz Alia në ‘91, do humbë Saliu i Ramizit më 8 maj"- tha Rama.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›