Shefi i ODIHR-it ne AS Partite do pranojne rezultatin

Johnatan Stonestreet, shefi i misionit të ODIHR, një javë para mbajatjeve së zgjedhjeve në një interviste për Albanian Screen, konstaton se vendimarrjet e deritanishme të KQZ-së pavarësisht polemikave, nuk rrezikojnë mosnjohjen e zgjedhjeve.
Elona Gjylmi: “Disa vendime të KQZ-së vlerësohen në raport si politike. A lë shkas kjo për mospranim të rezultatit nga subjekti humbës”?
Johnatan Stonestreet: “Në raport nuk kemi asnjë vlerësim duke i quajtur ato politike dhe nuk do të dalim në përfundime deri në ditën e zgjedhjeve. Kemi parë që disa vendime kanë patur karakter të njëanshëm ndërmjet dy partive. Mendoj se asnjë nga vendimet e marra deri tani nuk do të jetë arsye për të mos pranuar zgjedhjet. Do të vazhdojmë të vëzhgojmë procesin e administrimit zgjedhor, procesin e votimit dhe të numërimit, por prapë është akoma herët për të dalë në përfundime”.
Stonetreet dënon incidentet e fushatës dhe kërkon ndërprerjen e tyre në mënyrë që zgjedhësit të mos tremben të shfaqin bindjet personale politike. Por sido që të shkojë 8 maji, sipas tij raporti do të jetë objektiv.
Elona Gjylmi: “Zoti Stonestreet në raport theksohet sërish ekzistenca e dhunës gjatë fushatës. Sa i cënon kjo zgjedhjet dhe a cënon mbarëvajtjen e tyre të mëtejshme?”
Johnatan Stonestreet: “Padyshim që dhuna nuk është e pranueshme në një proces zgjedhor dhe është problem. Kryesorja është që votuesit të mos ndihen të intimiduar dhe asnjë parti apo kandidat nuk duhet të ketë problem dhënien e mesazhit te votuesi. Shpresoj që incidente të tilla të mos përsëriten në pjesën e mbetur të fushatës. Zgjedhjet nuk janë për partitë politike, por janë shprehje e vullnetit të lirë të votës, prandaj pasojat e këtyre problemeve janë respektimi i zgjedhjeve individuale të votuesve dhe shpresojmë shumë të mos kemi probleme të tilla në ditën e zgjedhjeve. Ne do të raportojë atë që do të shohim”.
Pas publikimit të 2 raporteve të para, organizata monitoruese e zgjedhjeve, ODIHR, do të dalë në 10 maj me konkluzionet paraprake të procesit në një konferencë shtypi. Raporti përfundimtar që do të vulosë 8 majin, pritet të publikohet pas çertifikimit të rezultatit nga KQZ, diku nga muaji shtator.
Elona Gjylmi