E Diel, 1 Nëntor 2026

Trageti vonohet 3 orë në port, pasagjeri humb ndjenjat

VLORE - Vonesa në nisjen e tragetit Vlorë-Brindisi. Pasagjerët janë në pritje prej më shumë se 3 orësh në portin e Vlorës, ndërkohë që ende nuk dinë se kur do të niset trageti.

Pritja e gjatë ka irrituar pasagjerët, teksa njëri prej tyre ka humbur edhe ndjenjat, duke anuluar me tej dhe udhëtimin drejt Italisë.

Duke marrë shkas dhe nga kjo ngjarje, pasagjerët e tjerë kanë nisur të debatojnë me personelin e portit të Vlorës, ndërsa policia kufitare ka shoqëruar njërin prej tyre.

Sipas pasagjerëve, nuk është dhënë një motiv për vonesën, veçse u thuhet qe po kryhen kontrolle.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›