E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi zgjedhor tema kyce ne bisedimet per reformen

Rregullimi I sistemit zgjedhor ka marre vemendjen me te madhe ne reformen elektorale qe ka nisur te diskutohet ne tryezen politike. Megjithe besimin e plote se sistemi propocional rajonal do te shuante njehere e pergjithmone deformimin e votes ne vend, procesi zgjedhor i 2009 nuk vertetoi kete. Rezultati tregoi se vota nuk u perkthye ne menyre reale ne mandate deputetesh, kjo per shkak te ndarjes se vendit ne shume rajone zgjedhore.

“Një nga anomalitë që është e papranueshme është që ne kemi qark me 4 mandate kemi edhe qark me 32 mandate. Një sistem i tillë quhet një sistem i amortizuar”- tha kreu i PSD, Skënder Gjinushi.
“Nuk duhet të ndodhë që një deputet të përfaqësohet nga 30 apo 40 mijë zgjedhës dhe një deputet nga 9 mijë zgjedhës sepse në këtë rast ne kemi cënuar rëndë parimin e barazpeshës në përfaqësimin politik”- tha sekretari i përgjithshëm I PR-së, Arjan Madhi.

Ne keto kushte korrektimi kombetar del si zgjidhja me e pare, dhe qe vecanerisht nuk kerkon nderhyrje ne kushtetute.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›