E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Vlorë, debate me anëtarësinë

Në fushatën për zgjedhjet në Partinë Socialiste, kryetari në detyrë Edi Rama po përballet gjithnjë e më shumë me kritikat e ashpra të antarësisë për humbjen e socialistëve në zgjedhje dhe mosrespektimin e statutit nga ana e tij. Pas Shkodrës, debate me tone të larta ka patur edhe në takimin e Vlorës, i cili u zhvillua në frymën e ndjekur në mbledhjen e asamblesë socialiste dhe në kongres, pa praninë e medias. Gjithçka ka ndodhur kur kryetari në detyrë nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të pranishëm, të cilët i kanë kërkuar llogari për situatën kaotike në të cilën është futur pas 28 qershorit, Partia Socialiste nën drejtimin e tij. Gjatë takimit mësohet se Rama ka sulmuar anëtarët e Lëvizjes për Mendimin ndryshe në Partinë Socialiste, duke u bërë dhe presion se do të merren masa për ta, deri në përjashtim nëse do të prishin bojkotin dhe do të futen në Kuvend.
Në fjalën e tij, drejtuar socialistëve vlonjatë, Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qendrimin e tij për të mos toleruar sipas tij, manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›