Kapet me kokainë, pranga 27-vjeçarit
Antidroga vë në pranga një 27-vjeçar, pasi i është gjetur një sasi kokaine prej 4 gramësh. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë në ditur se gjatë ditës së djeshme, specialistët e seksionit kundër drogës, pranë policisë së Tiranës në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Nr. 6, kanë kryer arrestimin në flagrancë të një të riu, i cili dyshohet për konsumim të veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Në pranga është vënë Armand Cërriku, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën "Petraq Leka", në Kombinat, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip "Peugot", me targa të huaja, iu gjet një sasi pluhuri prej 4 gramësh, ngjyrë e bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë. Nga ana e punonjësve të këtij seksioni në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i, 4 gramë lëndë e dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, 1 letër varaku me mbetje pluhuri ngjyrë bezhë, 1 automjet "Peugeot", me targë SV 393569. Policia tha se, materialet hetimore i kanë kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".