Dobjani: Shteti "braktis" të sëmurët mendorë
Gjendja e shëndetit mendor në Shqipëri është alarmante. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, ngre shqetësimin se institucionet shtetërore nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të rregulluar kushtet. Raporte të detajuara i janë dërguar Parlamentit me situatën në të gjitha spitalet psikiatrike, me masat përkatëse që duhet të merren në vazhdimësi. Por deri më sot asnjë problematikë nuk është diskutuar në sallën e Kuvendit, duke rënduar situatën. Sipas Dobjanit, gjendja e trajtimit të të sëmurëve mendorë në vendin tonë vijon të mbetet problematike dhe ka tendencë të rrisë shkallën e cenimit të të drejtave dhe interesave të ligjshme të pacientëve. "Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera shtetërore kompetente që ofrojnë asistencën e tyre në shëndetin mendor, kanë neglizhuar ndër vite të marrin në konsideratë serioze çështjet që shqetësojnë këtë kategori personash, duke dhënë një imazh negativ të këtij shërbimi", pohon Dobjani, duke shtuar se organet shtetërore nuk kanë arritur të trajtojnë me interesim të veçantë çështjet ligjore dhe nënligjore që kanë nevojë për ndryshim apo miratim, me qëllimin për të përmirësuar aspekte mjaft të rëndësishme të shëndetit mendor.
Në raport thuhet se ende nuk është formësuar një mentalitet i ri në administratën shtetërore që të vlerësojë dhe të tregojë rëndësinë e duhur ndaj shtresave në nevojë dhe veçanërisht ndaj të sëmurëve psikikë. "Shërbimi shëndetësor nuk po punon të rrisë standardet e kërkuara ndaj personave me sëmundje mendore për vetë mungesën e ideve dhe strategjive për të ofruar mjekë të rinj në këtë shërbim, për t‘ju krijuar atyre dhe stafeve mbështetëse lehtësitë e nevojshme", deklaron Dobjani.
Nisur nga kjo gjendje, zyra e Avokatit të Popullit rekomandon se në një kohë të përshtatshme, një grup deputetësh, së bashku me Avokatin e Popullit, duhet të vizitojnë disa nga spitalet psikiatrike dhe qendrat komunitare për të parë nga afër respektimin e të drejtave të pacientëve të sëmurë mendorë. Megjithëse raporti është dërguar disa javë më parë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nga zyrtarët e Kuvendit është trajtuar me indiferentizëm ky problem. Gjithashtu, Dobjani i kërkonte Kuvendit të Shqipërisë, që nëpërmjet komisioneve të përhershme parlamentare të mbante në një vëmendje afatgjatë problematikat e ngritura dhe në mënyrë periodike të kërkojë nga ministritë e linjës informacione.
Krahas problematikës së mësipërme dhe rekomandimeve që nuk janë marrë në konsideratë, Dobjani njofton se gjendja e spitaleve psikiatrike dhe trajtimi i të sëmurëve jo vetëm që linin shumë për të dëshiruar dhe nuk premtonin përmirësimin e shëndetit të tyre, por në shumë raste ndikonte në përkeqësimin e tij.
Ndërkohë, një mungesë në kuadër të akteve nënligjore mbetej rregullorja e re për kushtet e trajtimit të të sëmurëve mendorë, ku të parashikohen normativat e reja të sipërfaqeve për metër katror të hospitalizimit të tyre, dushe dhe tualete për frymë, raport mjek/infermier/kujdestar-pacient etj., cilësia dhe sasia kalorike e ushqimit, norma të reja për veshje dhe shtroje, përllogaritje e re e kostos së të sëmurit, diferencimi i shpenzimeve për nevojat e pacienteve femra etj.