PS: Krimet e së kaluarës nuk mbulojnë mëkatet e së tashmes

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Identifikimi i
viktimave të gjetura në malin e Dajtit dhe organizimi i një ceremonie në kujtim
të tyre është kërkuar sot nga Partia Socialiste. Deputetja Olda Xhaçka i kërkoi
në emër të PS-së, kryeministrit dhe qeverisë identifikimin dhe zbardhjen e
ngjarjes.
Partia Socialiste i kërkon publikisht Sali
Berishës të mundësojë, përmes strukturave të specializuara të shtetit, jo vetëm
identifikimin e menjëhershëm të eshtrave të gjetura, por edhe zhvillimin e një
ceremoniali të denjë në kujtim të viktimave dhe në nderim të familjarëve të
tyre., u shpreh ajo.
Deputetja e PS-së ka theksuar se me viktimat e
komunizmit nuk mund të bëhet politik duke larguar vëmendjen nga problemet
aktuale. Krimet e të kaluarës duhen zbardhur. Ato duhen dënuar. Por në asnjë
mënyrë krimet e të kaluarës nuk mund të përdoren për të mbuluar mëkatet e së
tashmes, tha Xhaçka.
Ajo u shpreh se Partia Socialiste fajëson Sali
Berishën, si njeriun që për 20 vjet me radhë ka keqpërdorur kauzën e të
përndjekurve politikë, duke e sjellë në vëmendjen publike sa herë i është
nevojitur, por pa ofruar kurrë një zgjidhje.
xh.q/NOA