E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch: Tryeza e Topit, hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit politik

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Tryeza e organizuar
nga Presidenti Bamir Topi për negociata mes PS dhe PS mund të jetë një shans për
daljen e vendit nga kriza.

Ky është qëndrimi zyrtare që ambasadori i
OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ka mbajtur sot në lidhje me zhvillimet
politike në vend duke përshëndetur nismën e marrë nga kreu i shtetit Bamir Topi.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret
ngrohtësisht nismën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të organizuar
një tryezë politike të rrumbullakët, ditën e shtunë, si një hap konstruktiv dhe
inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual, ka deklaruar kreu i
prezencës së OSBE-së, Bosh.

Gjithashtu ambasadori ka përshëndetur dhe gatishmërinë
e treguar nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama për të marrë pjesë në negociata. I mirëpresim, gjithashtu, edhe reagimet
publike pozitive të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste
lidhur me pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe aktive për të shqyrtuar bashkërisht
mënyrat në të cilat mund të kapërcehen vështirësitë, është shprehur Bosch.

xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›