E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i përgjigjet Topallit: Mandatet e deputetëve nuk preken

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Partia Socialiste ka
kërkuar nga mazhoranca që të mos bëjë diversione para negociatave që janë
planifikuar nga Presidenti Topi. Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së,
Eglantina Gjermeni u shpreh se mandatet e deputeteve socialistë nuk mund të
preken. Gjermeni ju përgjigj qëndrimit të kryetares së Kuvendit, e cila u
shpreh se bojkotit të PS-së po i vjen fundi.

Spikerja e Kuvendit ta lërë diversionin e saj
bajat të paktën  në prag të tryezës së
presidentit. Mandatet e Partisë Socialiste janë 
mandate të popullit opozitar,  as
Jozefina e as Saliu nuk i prekin dhe as i djegin apo përvetësojnë dot përmes
diversionit ndaj PS, u shpreh deputetja e PS-së, Gjermeni.

Përfaqësuesja e PS-së ka theksuar dhe një herë
qëndrimin e selisë rozë për vazhdimin e bojkotit. Bojkoti vazhdon dhe nuk do
të ndalet për aq kohë sa nuk do të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të
28 qershorit. Vetëm transparenca e rikthen PS në kuvend ndërsa kutitë e
mbyllura do të rinxjerrin popullin në rrugë. Të hapen kutitë për ti dhënë fund
bojkotit, u shpreh Gjermeni.

xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›