E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Palët të gjejnë dialog në negociatat e Presidentit

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Dialogu i iniciuar nga
Presidenti i Republikës është një shans për të dyja forcat politike për të
arritur kompromis.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar në
lidhje me zhvillimet e pritshme politike në vend, duke sugjeruar gjetjen e
dialogut. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e Presidentit
Topi dhe Këshillit të Evropës për të ndërmjetësuar bllokimin e vazhdueshëm të
situatës politike, thuhet në deklaratë e ambasadës së SHBA-ve.

Në qëndrimin e SHBA-ve inkurajohet dhe roli i Presidentit Topi. Në këtë kontekst, ne përshëndesim udhëheqjen e Presidentit
Shqiptar Topi në mbikëqyrjen e diskutimeve midis qeverisë dhe opozitës që do të
fillojë më 13 shkurt, thotë deklarata e SHBA-ve.

Por veç kësaj kërkohet dhe një gjetje e
dialogu nga palët në proces. Ne besojmë se ky proces ofron një mundësi të
rëndësishme për zgjidhjen pa vonesë të mëtejshme të ngërçit aktual
politik.  Ne i bëjmë thirrje të gjitha
palëve të përfitojnë nga kjo mundësi. 
Një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësojë që palët të përqendrohen
në agjendën Euro-Atlantike të Shqipërisë, thuhet në njoftimin zyrtar të
ambasadës së SHBA-ve.

xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›