E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- Krivokapiç: Bashkëpunim për integrimin në BE

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Mali i Zi dhe Shqipëria
do të vijojnë bashkëpunimin duke synuar integrimin rajonal në Bashkimin
Europian. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe homologu i saj malazez Ranko
theksuan në takimin e zhvilluar sot në Tiranë se, "Shqipëria dhe Mali i
Zi, kanë progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Kryetarja e Kuvendit Topalli, u shpreh se kjo
vizitë e nivelit të lartë, nxit më tej raportet e bashkëpunimit mes dy
vendeve, në frymën e prespektivës sëpërbashkët evropiane. Ndërsa kryetari i
Kuvendit malazez theksoi modelin e shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston mes
dy vendeve. Mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ekziston  një model bashkëpunimi dhe dialogu i
shkëlqyer, u shpreh Ranko Krivokapiç. Të dy kryetarët e Kuvendeve ndanë të njëjtën
ide se Shqipëria dhe Mali i Zi, duhet të nxisin njëri tjetrin drejt qëllimit
të përbashkët, anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur në situatën politike në
Shqipëri, Kryetari i Parlamentit malazez, tha se jeta demokratike e një vendi
dëmtohet nga bojkoti. Unë jam i bindur që opozita është e ndërgjegjshme që
duhet të kthehet në Pralament për të bërë punën e saj , të përfaqësojë
votuesit, të kontribuojë në reformat për liberalizimin e vizave, përndryshe ajo
është jashtë loje, duke mos kryer funksionin e saj Bojkoti është një gabim që i
kushton çdo partie politike dhe që duhet mësuar prej tyre. Ata e dinë që duhet
ta ndalin bojkotin, u shpreh Krivokapiç.

Xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›