E Diel, 1 Nëntor 2026

“Derbi? S’bëj llogari, mjafton që unë do luaj”

 Kapiteni i Dinamos, Arian Pisha, jo vetëm që lider në skuadrën kryesuese të kampionatit, por i tillë është shfaqur dhe në zborin që trajneri Kuzhe bëri me futbollistët më të mirë të superiores. “Për mua – thotë Pisha, menjëherë pas kthimit nga Antalia me Dinamon – ishte një respekt që më bëri trajneri i kombëtares Kuzhe. Më vjen mirë që më ka vlerësuar, por duhet të dini që, në çdo grumbullim të kombëtares, unë jam munduar të jap më të mirën time. Dhe këtë gjë kam bërë dhe këtë dhjetë ditësh në Turqi”. Pisha, në fakt, ka qenë më i madhi i grupit në moshë, duke qenë një kapiten për të gjithë. “Të them të drejtën – shpjegon kapiteni i bluve – edhe pse isha më i madhi në moshë më dukeshin të gjithë njësoj. Kështu që nuk pata probleme të tilla”. Sakaq Pisha nuk ka dëshirë të thotë nëse duhet të kishte dinamovit të tjerë në atë kombëtare, krahas tij, Bakajt dhe Gentian Muçës, apo jo. “Mendoj se ato janë përzgjedhjet e trajnerit. Zboret e kombëtares nuk kanë përfunduar këtu, do të ketë dhe të tjerë. Por mund të kishte dhe të tjerë dinamovit në atë zbor”, ka nënvizuar Pisha. Por vëmendja më e madhe e tij është përqendruar te Dinamo dhe derbi i radhës me Tiranën. Kapiteni i bluve ka nënvizuar se dëmtimi është i kalueshëm dhe do të jetë ndaj bardhebluve. “Nuk më pëlqen të bëj parashikime të tilla, më mira ia lëmë fushës së lojës. Do të jetë ndeshje e fortë dhe e bukur, ashtu siç është bërë zakonisht derbi me Tiranën, dhe në fund do të fitojë më i miri”, ka përfunduar Pisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›