E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, pas Bashës për herë të dytë në Cërrik

 

Kandidati i PD-së në Elbasan, Lulzim Basha, takoi banorët e Cërrikut, të cilëve u premtoi se që në 6-mujorin e parë të vitit 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen. “Cërriku nuk mund të trajtohet më si pronë e askujt, çka kanë bërë socialistët në 8 vjet, duke e lënë qytetin në varfëri dhe mjerim. Cërriku është pjesë e ndryshimit të gjithë Shqipërisë, të cilin e mundësoi Partia Demokratike, për këtë arsye ftoj edhe socialistët t’i bashkohen projektit europian të PD”, tha Basha, që shtoi se për herë të parë në historinë e saj, Partia Socialiste ndodhet pa alternativë para zgjedhësve. Gjatë këtij takimi u vu re një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve, në një zonë bastion të PS-së. Por kjo duket se ka detyruar kreun e PS-së, Edi Rama që të zhvillojë edhe një miting tjetër përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›