“Qeveria e vendosur për të bashkëpunuar me opozitën”
07/03/2012 Integrimi, Kryeministri mbledh Komitetin Ndërministror, Bregu konsultohet
Bregu: Shqipëria në BE nuk është axhendë e njërës palë, por interes i shqiptarëve
Me qëllim avancimin e procesit të integrimit, Kryeministri i siguroi qytetarët shqiptarë se qeveria e tij mbetet shumë e vendosur të bëjë gjithçka brenda parimeve më themelore për një bashkëpunim të shëndetshëm me opozitën. Mesditën e djeshme ai drejtoi mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në përmbushjen e 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian, si dhe shndërrimi në program pune për qeverinë i të gjitha kërkesave tërësore të raportit të këtij komisioni. “Ky vit, për një lloj specifike të krijuar nga qëndrimet tashmë të njohura të opozitës, ka një ndarje të re midis qeverisë dhe parlamentit në sensin që plani i veprimit në tërësinë e tij është shndërruar në një dokument të miratuar nga mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Integrimit, dhe kjo për mua është shumë pozitive. Ky fakt e dyfishon përgjegjësinë e qeverisë”, - deklaroi kreu i qeverisë. Ai ritheksoi se procesi i integrimit evropian është një proces gjithëpërfshirës për Komisionin Evropian, por dhe për vendet anëtare. “Edhe një herë unë dua të garantoj qytetarët shqiptarë se ne mbetemi shumë të vendosur të bëjmë gjithçka që është në dorë të qeverisë për të avancuar këtë proces. Do të bëjmë gjithçka brenda atyre parimeve më themelore për një bashkëpunim të shëndetshëm me opozitën”, - deklaroi shefi i qeverisë. Po dje, më herët në Ministrinë e Integrimit, nisi takimi konsultativ mes palës shqiptare dhe asaj evropiane për rishikimin e planit të veprimit të hartuar nga pala shqiptare mbi 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. Në fjalën e hapjes ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se nuk ka qenë e lehtë të rikuperohej koha e humbur gjatë dy vjetve dhe shansin për marrjen e statusit të kandidatit. Ajo shprehu besimin në seriozitetin dhe angazhimin e opozitës deri në fund të procesit. “Ky nuk është një proces që ka nevojë për të shprehur mendime të ndara dhe të diferencuara mes mazhorancës dhe opozitës, ky është një proces në të cilin jemi ftuar dhe duhet ta nënshkruajmë së bashku. Kjo sepse reformat janë të përbashkëta, e mbi të gjitha integrimi evropian i vendit nuk është axhendë vetëm e qeverisë, as vetëm e opozitës, por është interesi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve”, - tha Bregu.
Implementimi i prioriteteve
Shefi i njësisë për Shqipërinë pranë Drejtorisë së Zgjerimit të KE-së, Vasilis Maragos, i cili drejton delegacionin e palës evropiane në këtë takim, ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Nuk duhet të mendojmë vetëm për angazhimin politik, por dhe për implementimin në terren të këtyre pikave është e rëndësishme të kemi të dhëna solide, që Shqipëria të mund të lëvizë në etapën tjetër”, - tha Maragos.
Takimi konsultativ
Takim konsultativ vijojë edhe gjatë ditës së sotme me pikat e tjera nga 1 deri në 5, të cilat vlerësohen si pikat më të nxehta politike: reforma zgjedhore, ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, të cilat do të diskutohen dhe me përfaqësues të Kuvendit. Ky takim vjen pas diskutimeve në Komisionin parlamentar të Integrimit, ku anëtarët e tij i parashtruan ministres së Integrimit sugjerimet dhe vërejtjet e tyre për prioritetet nga 6 deri në 12.