Topi: Berisha komunist që më ’68-n, të hapen dosjet
07/03/2012 Presidenti akuzon Kryeministrin për lidhje me nomenklaturën dhe Rusmalin
Ka qenë i ashpër reagimi i Presidentit Bamir Topi ndaj akuzave të bëra nga kreu i mazhorancës Sali Berisha dy ditë më parë. Nga Kukësi, ku ka shfrytëzuar përvjetorin e krijimit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Topi nuk ka ngurruar ta etiketojë shefin e qeverisë si përgjegjësin kryesor për zvarritjen e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ndërsa një ditë më parë Berisha do ta akuzonte Topin për refuzimin e ligjit të lustracionit dhe dekoratat e inkuizitorëve të komunizmit, Presidenti i ka kujtuar shefit të qeverisë të kaluarën e tij si anëtar i PPSH-së, fotot me anëtarët e ish-Byrosë Politike apo dhe mbajtjen në krye të Komisionit të Ligjeve të Ilir Rusmalit, i cili, sipas Presidentit, është pasardhës i një personazhi të rëndësishëm të nomenklaturës komuniste. “Kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, sekretar partie, dhe 22 vjet të tjerë bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëherë thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe një herë për hapjen e dosjeve dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”, - tha Presidenti. Ai shkoi edhe më tej kur e akuzoi Kryeministrin për premtimet e pambajtura në adresë të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve. “Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës. Pra, ky personazh ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka 22 vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë se do të kompensohen dhe për 22 vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore, dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën”, - tha Topi.
Ligji i lustraciont
alit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga parlamenti. Pra, edhe sot e kësaj dite ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues”, - tha Topi.
Hapja e dosjeve
Sipas Presidentit Topi, shqiptarët do të habiten me atë çka do të zbulohej me hapjen e dosjeve. “Unë jam edhe një herë për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurt se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”, - u shpreh dje Topi.
Berisha: Topi refuzoi ta firmoste ligjin për lustracionin
Një sërë akuzash dhe pretendimesh dolën pas mungesës së kreut të shtetit në përvjetorin e 568-të Besëlidhjes, të zhvilluar në Lezhë më 2 mars, ku ky i fundit nuk mori pjesë. Në argumentimin e tij Topi deklaroi se zgjedhja për të mos vajtur ishte bërë pasi i ishte mohuar fjala. Dy ditë më parë Kryeministri Berisha akuzoi Presidentin se nuk firmosi qëllimisht ligjin e lustracionit. “Rreth 5 vjet më parë dërguam në Presidencë një përfaqësues, duke besuar se i përkiste së djathtës shqiptare. Por ai refuzon të firmosë ligjin për lustracionin komunist. Madje, thotë se ‘unë e ktheva se do më gjuanin me gurë’ (e kishte fjalën për ju apo për PD-në, ec e merre vesh këtë)”, – tha Berisha.