"Rama përgjegjës për shëndetin e grevistëve"
18/05/2010 Gerti Bogdani
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka deklaruar dje se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është i vetmi person që do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që mund t’u ndodhë grevistëve të opozitës. “I rikujtojmë zotit Rama se është personi i vetëm përgjegjës për çdo gjë”, - ka theksuar ligjvënësi demokrat. Në deklaratën e tij për mediet Bogdani kërkoi nga shefi i opozitës të bëjë transparencën e grevës së urisë. “Jam këtu për të shprehur keqardhjen për deputetët në kampingun para kullave të Fidelit. Pse zoti Rama nuk lejon transparencë brenda çadrave? Pse zoti Rama nuk lejon shërbimin shëndetësor dhe psikologjik? Pse zoti Rama nuk i bashkohet kampingut para kullave të Fidelit? Pse zoti Rama detyron gratë të flenë në rrugë të madhe? Ka dhe shumë pse të tjera”, - ka thënë ai. Duke ia lënë përgjegjësinë kryesocialistit Rama, deputeti i PD-së tha se nuk keqkupton “as ata kampistë që shkojnë e vijnë, as ata që kthehen dhe ikin prapë”