E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatari mbetet në mes të detit

18/05/2010 Doli për të mbledhë rrjetat, pësoi defekt në motor dhe iu përmbys varka

Shpëtohet nga stacioni i policisë kufitare me forcat e rojës bregdetare

DURRES- Përpjekja për të tërhequr rrjetat e peshkimit të lëshuara dy ditë më parë kanë kanosur jetën e një peshkatari. H. Hoti është rrezikuar të mbytet dje në orët e para të mëngjesit, pasi ai ka hyrë në detin e trazuar të një dite pas stuhisë së madhe me shpresë se do të mblidhte rrjetat. Hoti kishte hipur në një varkë peshkimi plastike me motor 25 HP 024 D të licencuar. Ai ka dalë në të gdhirë të ditës dhe ka menduar se deti do të shkonte duke u qetësuar deri sa të afrohej tek rrjetat. Edhe pse Hoti njihet si peshkatar me përvojë ai është ndier keq teksa është afruar tek rrjetat. Pasi ka përshkuar rreth 3 milje nga bregu varka e tij ka pësuar defekt në motor dhe shuarja e motorit ka detyruar peshkatarin të njoftojë në telefon sallën operative të policisë së shtetit, si dhe disa peshkatarë të tjerë. Drejt bregut në kufi me plazhin e Spillesë kanë shkuar disa peshkatarë, ndërsa roja bregdetare është përgjigjur shumë shpejt duke dërguar edhe motovedetën e shërbimit në raste të tilla. Gjatë kohës që H. Hoti ka nisur të mbledhë rrjetat e ujit ka fundosur peshkatoren varkë edhe për shkak të dallgëve të larta. Stacioni i policisë kufitare në Spille ka bashkëpunuar shumë shpejt me forcat e rojës bregdetare. Peshkatari është gjetur në det duke notuar pasi varka e tij ishte marrë nga rryma në thellësi, ndërkohë që vetëm pak minuta e kanë ndarë atë nga vdekja. Pasi është dërguar në spital gjendja e peshkatarit është përmirësuar. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti teksa peshkatarë në Durrës rrezikojnë të mbyten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›