"Rama, pergjegjesi personale per shendetin e grevisteve" Rozeta Rapushi
Brukseli kritikoi dje qendrimin e vazhdueshem te opozites ne greve, duke i treguar serish rrugen se si mund te arrihet zgjidhja, nepermjet zbatimit te kushtetutes dhe transparences. Ne takimin e Komitetit e perbashket Parlamentar te Stabilizim-Asociimit, Shqiperi- BE, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, shprehu shqetesimin e thelle per mungesen e dialoguar politik ne Shqiperi. "Jam i shqetesuar nga mungesa e funksionimit te plote te Parlamentit ne vend. Jam shume i shqetesuar nga greva e urise qe ka filluar se fundmi. Kjo greve shtyn ne mbajtjen e pozitave edhe me te kunderta dhe konfrontuese. Greva e urise nuk heq pergjegjesine e te gjitha paleve, per gjetjen e zgjidhjes bazuar mbi dy parimet: kornizen kushtetuese dhe transparencen. Me vjen keq, por me duhet te them se greva e urise i shton pergjegjesine me shume liderit te opozites, per gjendjen shendetesore te grevisteve", tha Fule, duke i bere te qarte kreut socialist Rama, se gjendja shendetesore e grevisteve eshte ne pergjegjesine e tij. Per situaten e tensionuar politike ne Shqiperi, greven e urise si dhe protestat e perditshme dhe deputetet socialiste jashte Parlamentit, Fule tha se ka kontaktuar personalisht me dy kreret e partive te medha politike, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. "Te dy palet jane pergjegjese per situaten e krijuar. Une kam konsumuar nje bisede telefonike, si me Berishen ashtu edhe me Ramen. Forcat politike, duhet te ndajne pergjegjesine per gjetjen e zgjidhjes politike. E ndajne njesoj, por ne kuader te greves se urise, Rama ka nje pergjegjesi shtese, sic eshte mireqenia e shendetit te njerezve. U kam bere nje thirrje me shume per te gjetur nje zgjidhje, per ta bere Parlamentin funksional, per t'i dhene mundesine Komisionit Evropian qe te jete me shume pozitiv per opinionin qe pergatit per Shqiperine. Greva e urise po e keqeson situaten dhe une ia bera te qarte zotit Rama, se ai do kete nje pergjegjesi personale, per shendetin e personave qe ndodhen atje", theksoi Fule. Po keshtu edhe kreu i delegacionit per Ballkanin, Eduard Kukan, tha se nga takimi i zhvilluar ne Bruksel, nuk priste zgjidhje te krizes politike, por te pakten qe nje takim i tille te kontribuonte pozitivisht ne situaten e tensionuar ne Shqiperi. "Une kam respekt per protestat paqesore dhe per ata njerez qe jane ngujuar, por nuk eshte greva rruga e duhur per te arritur nje qellim politik. Ngerci politik duhet te transferohet dhe te zgjidhet ne Parlament. Brenda institucioneve demokratike", theksoi Kukan. Sipas tij, opozita dhe deputetet e saj, duhet t'i rikthehen punimeve te Parlamentit dhe ne kete institucion te zhvilloje diskutimet per ceshtjet dhe shqetesimet qe ka. Per te dyten dite radhazi, nderkombetaret i bejne thirrje opozites qe te dale nga greva e urise dhe te rinise dialogut politik brenda institucioneve, sic eshte ne kete rast Parlamenti.