Rama porosi deputetëve në bashki
Kryetari socialist Edi Rama mblodhi në Bashkinë e Tiranës dy ditë më parë deputetët e kryeqytetit, për të diskutuar dhe dhënë porosi rreth procesit zgjedhor në organizatat socialiste dhe u ka kërkuar deputetëve të ndjekin nga afër këto mbledhje. Të ndarë sipas një grafiku, deputetët e kryeqytetit do të monitorojnë dhe do të marrin pjesë direkt në çdo mbledhje, sipas zonave ku ata kanë qenë dhe kujdestarë në zgjedhjet e 28 qershorit. Theksi pritet të vihet tek analiza e zgjedhjeve që do të zhvillohet në mbledhjet e organizatave. Çdo organizatë do të raportojë dhe do të nxjerrë defektet dhe përparësitë që ka pasur gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë procesit të votimit. Gjatë takimit u është kërkuar deputetëve të këmbëngulin të thithin sa më shumë propozime për ndryshimet statutore, të cilat do të diskutohen dhe në mbledhjet e organizatave socialiste.