E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirokë, pas ujit, mbetet rrënimi

Banoret e zonës turistike te Shirokës ne Shkodër po përjetojnë dite te vështira edhe pas tërheqjes se ujit. Ne lagjen buze Liqenit te Shkodres, qe mbeti e izoluar për mese dy jave, tashme mund te shkosh me makine. Qe ne hyrje te saj, syri te zë vetëm shkatërrim. Njësi tregtare, dyqane e lokale me xhama e dyer te thyera, te braktisura pas përmbytjes nga pronaret. Edhe ne brendësi te Shirokës është e njëjta gjendje. Banesat janë te shkatërruara nga qendrimi për një kohe te gjate nen uje. Tek tuk gjen ndonjë banor qe ka ardhur per te larguar inertet dhe balten nga shtëpitë. Përmbytja masive dëmtoi edhe peshkimin. Vërshimi i ujit mori me vete materialet e peshkatarëve qe mbajnë familjet me këtë biznes. Përmbytja dy javore ka shkatërruar edhe aksin qe lidh Shkodren me Shirokën. Traseja është gërryer dhe ne shume vende është thuajse e pakalueshme për mjetet e vogla. Shiroka njihet si nje nga zonat me te frekuentuara nga turistet për peshkun e freskët dhe gatimin tradicional. Por nisur nga pamja qe te ofrohet sot, duket se rikthimi ne normalitet do te jete i largët.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›