E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Kurti

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni zyrtare nga  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve, Rama dhe Kurti vijuan takimin me dyer të mbyllura për mediet.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri Rama u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, kushtuar gjykimit në Hagë të ish-udhëheqësve së UÇK-së.

Në vijim të vizitës së tij në Kosovë, Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›