E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Fier, rëndohet gjëndja e një prej të plagosurve

Si pasojë e krimit në orët e mbrëmjes në lagjen “11 Maji” të Fierit ku u qëllua për vdekje Spartak Spaho, kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë. Policia bën të ditur se dy kalimtarët e plagosur janë Dritan Yzeiri, 41 vjeç dhe Leonard Tole 26 vjeç. Sipas policisë dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, por gjendja e 41-vjeçarit Dritan Yzeiri është shumë e rënduar. Policia nuk ka bërë ende të ditur autorë e këtij krimi ku qëlluan për vdekje me 14 plumba 40-vjeçarin Spartak Spaho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›