Rama si maternitet krize
AGIM XHAFKA
Nuk e keni vështirë të kujtoni se çfarë sherri bëri Rama me artistët shqiptarë para disa vitesh, kur ishte Ministër i Kulturës. Aq u bë i padurueshëm sa ata u hodhën drejt e në grevë urie. Nuk e menduan dy herë. U mbyllën te Teatri Kombëtar i Kukullave e nuk lëvizën prej andej derisa Kryeministri i asaj kohe, zoti Meta, u premtoi se me artistët do të merrej ai vetë personalisht e nuk do ta linte fare ministrin që t`u afrohej. Gallatë e madhe, apo jo? Një paradoks i vërtetë. Rama quhej ministër në një......vend, ku ata me të cilët do të bashkëpunonte nuk donin t`i shihnin bojën. Si të thuash kishin alergji të madhe prej tij. Por Edi nuk qëndroi pa punë. U mblodh në zyrë e nuk bënte asgjë si drejtues dikasteri, vetëm dërgonte tërë ditën e perëndisë e-maile drejt Legisit apo Gonxhes. Sa ndenji në atë vend ky njeri, u bë e mundur një gjysmëpune; miratimi i ligjit për teatrin, por jo hartimi i akteve për ta vënë në jetë. Pra zoti Rama, për kulturën, si drejtues, bëri një vërë të madhe në ujë. Këto vite ishin vite krize në atë sektor, paçka se ngaqë ishte disi periferik nuk solli probleme për vendin. Se të ishte ky zotëri p.sh. Ministër Finance do kishte bërë që lekun ta mbanim me thasë nëpër dyqane për të blerë qoftë një ose dy copë bukë. Më tej, kur e gatitën në PS për kryetar të Bashkisë së Tiranës filloi krizat varg. Si qepët varur trarit.
Një ditë prej ditësh zuri për gryke rrugët e Bllokut e banorët duhej të gjendeshin në shtëpi brenda orës 18:00 se më tej duhej ta vështronin me dylbi garazhin që kishin poshtë pallatit. Kështu do robtoheshin sikur një ditë andej pari të mos kalonte një Kryeministër socialist, që ua prishi ganxhat e postblloqet. Ishte Nano vetë me të cilin Edi u nxeh, por nuk kishte takat për inat e ia shpërbleu me… një tufë lule në spital të Athinës. Pse të mos i thoshte Fatosit dajë? I duhej dhe ca kohë!
Kështu mbajnë mend që shpëtuan njerëzia nga që ishte Kryeministri i partisë së Edit se të ishte p.sh Berisha edhe sot e kësaj dite banorët do hynin e do dilnin me orar nëpër shtëpitë e tyre në atë lagje të bllokuar. Do trokisnin nëpër apartamentet e tyre sipas orareve te dyqaneve: "OPEN", "CLOSE".
Mbaroi dhe kjo krizë, por bëhen të tjera e të tjera e të tjera… Edi Rama është "maternitet" bllokimesh, kulisash, klanesh, intrigash. Fakte për të gjitha këto ka pa fund. Ju vjen ndër mend një urë e vogël te Shallvaret? U zmadhua që të bëhej e gjerë, të lehtësonte qarkullimin, me semaforë, me tërci e vërci. Atje është prapë ura. E zmadhuar vërtet, por njësoj si e vogla, e qëmotçmja. U hodhën paret në beton e sërish atje kalojnë vetëm këmbësorë. Me ngërç për veturat.
Ose në zemër të Tiranës janë ngritur postblloqe pa asnjë vendim bashkie si fillim. Se ligji kështu e ka. Por Rama kështu s`e ka.
Tani atje gjen 24 orë në 24 orë makina të Policisë Bashkiake që nuk i ndahen trarit. Ulin e ngrenë pengesat dhe paguhen me paratë e shqiptarëve për një copëzë rrugë, që po të shtrihen të tërë policët, atij të fundit i dalin këmbët jashtë trarit. Më tej mund të flasim për ngërçin me ujësjellësin e qytetit. Nuk e merr në dorë Edi se nuk ja del dot. Më mirë të qahet për ujë se të djersijë ujë. Ato gjëra që kanë punë nuk janë asnjëherë punë e tij. Kështu bëri për certifikatat, për lejet e ndërtimit, për buxhetin e bashkisë, për qendrën e Tiranës, për unazën e vogël, për hyrjen në Parlament, për mosmbledhjen e strukturave të PS, për krizën me LMN, për inatet me Metën e pafund e pafund. Më tej krizën e futi në PS me të ardhurit e shumtë e me të dëbuarit më të shumtë. U bënë deputetë ata që s`i dinë emrin partisë e kush nxori zë u sha e u fye duke sjellë sherre pas sherresh mes të vetëve. Për të vazhduar me bojkotin që i rri mirë si kostum për festën e mosdorëheqjes pas humbjes së zgjedhjeve të cilat i quan fitore, por të humbura!!! Një fjalëkryq pervers që e harton vetë për ta luajtur po vetë. Nuk mund të rrimë dhe pa thënë se tani po na çon si popull mbarë në krizë me Evropën e mbase më gjerë. Po na ngre sërish klonin në kufi e po na bën jo vetëm të udhëtojmë me viza, por mbase edhe me to nuk do të na lejojnë të lëvizim.
Përmenda disa turbullira, pështjellime, ngërçe, përplasje, marifete nga jeta e tij politike, por nuk kam rreshtuar qindra e qindra të tjera. Se ai çdo ditë vetëm "pjell". është si një prind më shumë… ngërçe. Sot një, nesër binjakë, pastaj trenjakë, katërnjakë, pesënjakë krizash. Një maternitet i vërtetë.