“Për luftën ndaj krimit, opozita po dezinformon - të dhënat flasin për ulje të kriminalitetit”

Ministri Bujar Nishani raporton në komisionin e Sigurisë Kombëtare, mbledhja shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani raportoi sot para deputetëve në komisionin e Sigurisë Kombëtare, për situatën e kriminalitetit në vend dhe angazhimin e Policisë së Shtetit. Ministri tha se në vitin 2011 ka pasur 25 vrasje prej të cilave janë zbuluar 21 raste. Nishani tha se 1 miliardë lekë janë sekuestruar gjatë 2011 nga asetet kriminale. Por s’kanë munguar debatet mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm, për luftën ndaj kriminalitetit.
Ndërsa Ministri i renditi një sërë të dhënash që flasin për ulje të krimit në vend, në emër të opozitës deputeti, Ilir Gjoni tha se krimi mbetet problem serioz për Shqipërinë. Ai kërkoi zbardhjen e vrasjeve të bujshme, si ajo e deputetit socialist, Fatmir Xhindi apo gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Në kundërpërgjigje, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani tha se “opozita po humb besueshmërinë për shkak të dizinformimit të disa prej deputetëve të opozitës”.
Në debat u rikthye edhe një herë ngjarja e 21 janarit, që sipas opozitës dëshmoi mungesën e profesionalizmit të policisë së shtetit. Gjithashtu ministri bëri të ditur se janë rreth 770 milionë lekë pasuri të konfiskuara. Lidhur me krimin financiar, ministri Nishani tha se janë çuar në Prokurori 2065 raste, 114 persona janë ekstraduar në vendin tonë. Lufta kundër drogës, tha Nishani, ka vazhduar të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. “Në zbatim të Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 299 datë 14. 04. 2011 ka filluar nga funksionimi Zyra e Sistemit Kombëtar të të dhënave për drogën. Në kuadër të projektit IPA-3, në bashkëpunim me EMCDDA (Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësisë nga drogat) për herë të parë në vendin tonë është hartuar Raporti Kombëtar për Drogën i cili do të botohet së shpejti dhe do të jetë i gjindshëm në faqen e internetit të EMCDDA”. Nishani theksoi se gjatë vitit 2011 në përgjithësi të gjithë treguesit për luftën kundër drogës kanë pasur rritje. “Janë evidentuar 653 raste te prodhimit e shitjes se narkotikeve dhe janë proceduar penalisht 962 persona nga të cilët 729 janë arrestuar. Janë sekuestruar 21 kg 409.2 gr heroinë; 2 kg 196.6 gr kokaine, 7695 kg 658.8 gr marijuanë; 32 kg 210.5 gr hashish; 1 kg 584.2 gr vaj hashishi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar: është rritur me 22.5 për qind numri i rasteve të kapjeve të lëndëve narkotik; është rritur me 18.5 për qind numri i autorëve të veprave penale në fushën e drogës; është rritur me 15.7 për qind numri i autorëve të arrestuar apo ndaluar si dhe është ulur me 39.2 për qind numri i autorëve të larguar në drejtim të paditur”.
Lufta Kundër trafiqeve të tjera të paligjshme
Janë evidentuar gjithsej 661 vepra penale në të gjithë vendin 734 autorë, arrestuar 116, në kërkim 39, të lirë 578. Krahasuar me vitin 2010 rezulton se, gjatë vitit 2011 ka një rritje të efikasitetit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme me 186 vepra penale më shumë të hetuara. Po ashtu numri i personave të evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme gjatë vitit 2011 në raport me vitin 2010 ka shënuar një rritje të numrit me 161 shtetas të implikuar. Gjatë vitit 2011 janë realizuar me sukses 22 operacione, me 33 persona të evidencuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme, 43 prej tyre janë arrestuar në flagrancë e ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim dhe 72 janë proceduar në gjendje të lirë.
Trafikimi i Qenieve Njerëzore
Gjate vitit 2011 janë evidentuar 91 vepra penale për trafikim të qenieve njerëzore dhe vepra penale që lidhen me to, ku janë përfshirë 119 autore, nga të cilët 29 janë arrestuar dhe ndaluar, 80 janë proceduar në gjendje të lire dhe 10 janë shpallur në kërkim. Gjatë vitit 2011 janë evidentuar 23 vepra penale për trafikim të femrave dhe të miturve (trafikim të qenieve njerëzore) si dhe 68 vepra penale për Shfrytëzim Prostitucioni në Rrethana Renduese dhe Shfrytëzimi i Prostitucionit (edhe këto lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore.
Hetimi i Aseteve Kriminale
Hetimi i Aseteve Kriminale bëhet në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave kundër pasurisë”. Për vitin 2011 janë referuar me iniciative në Prokurorinë për Krimet e Rënda 47 raste, nga të cilat janë regjistruar 20. Gjithashtu janë hetuar edhe 35 procedime pasurore nga viti i kaluar. Pra ne hetim për vitin kane qene 55 hetime pasurore.
Vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2011 është: pasuri të sekuestruara 1.828.365.160 lekë; pasuri të konfiskuara 733.622.135 lekë.
Ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në zbatim të ligjit nr. 10192 (antimafia) për vitin 2010 është: pasuri të sekuestruara 777.323.269 lekë; pasuri të konfiskuara 85.476.849 lekë. Duke krahasuar me periudhën e vitit te kaluar vlera e pasurive te sekuestruara dhe konfiskuara është afërsisht edhe një herë më e lartë.
Hetimi kundër krimit financiar
Gjatë vitit 2011 strukturat kundër Krimit Financiar janë trajnuar në vazhdimësi
Këto struktura kane dërguar ne prokurori 2065 raste për hetim ne ngarkim te 2427 autorëve. Kanë kryer 66 operacione policore me 239 autorë të veprave penale prej tyre 173 te arrestuar ose 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. Në 51 operacione policore janë përdorur teknikat speciale te hetimit. Janë regjistruar ne prokurori 86 raste për veprën penale te pastrimit te parave, ku janë përfshirë 132 autore. Ndërsa gjate vitit 2010 janë evidentuar 61 raste ku janë përfshirë 109 autore. Edhe ne këto hetimore janë përdorur teknikat speciale te hetimit. Janë dërguar për gjykim 8 raste. Këtë periudhë kemi dhe dënim për këtë vepër. Për 6 procedime penale nga gjykata e rretheve është vendosur sekuestro preventive për asete me vlere 7 milion euro. Ndërsa gjate vitit 2010 për veprat penale të pastrimit të parave janë sekuestruar 2.5 milion Euro.
Pastrimi i parave
Metodat e pastrimit të parave variojnë nga më të thjeshtat, deri në ato më komplekse
Personat që kanë zhvilluar aktivitet kriminal jashtë territorit të vendit, si metodë kryesore të pastrimit të parave përdorin transanksionet financiare në banka të nivelit të dytë dhe çeljen e llogarive bankare në emër të familjarëve të tyre, ose kalimin e parave CASH jashtë kontrollit doganor e më pas blerjen e pasurive të patundshme. Në Shqipëri, nuk ka grup kriminal të specializuar që merret me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktivitete kriminale. Pastrimi i parave bëhet nga vetë personat që zhvillojnë aktivitet kriminal.
Lufta Kundër Krimeve të Rënda
Vlen për tu evidentuar puna e mirë e bërë për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më 30.12.2011, ku në fshatin Kallmet të Lezhës janë vendosur sasi të konsiderueshme eksplozivi në dy shtylla të tensionit të lartë, ku për pasojë janë dëmtuar rëndë ato. Kjo ngjarje është hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, por pas analizave të zhvilluara me këtë prokurori dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vendosur rikualifikimi i saj dhe hetimi për veprën penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal. Për këtë vepër po hetohen në gjendje arresti 7 autorë të dyshuar. Gjatë kësaj periudhe në territorin e vendit janë evidentuar 25 vrasje e zbuluar 21 ose 84 për qind e tyre, kundrejt 29 të ndodhura në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe janë rifilluar hetimet për 15 vrasje dhe tentativa vrasjesh të ndodhura më parë (të vjetra) dhe deri tani është bërë e mundur zbulimi e dokumentimi ligjor për 3 prej tyre dhe konkretisht: vrasja e shtetasve Drita Rapollari dhe djalit të saj Ermal Rrapollari ndodhur në qytetin e Patosit në vitin 1997, ku janë arrestuar 3 nga autorët dhe një ndiqet me masa kërkimi, vrasja e ish punonjësit të policisë Ylli Kalemaj ndodhur në muajin maj 2011, ku është arrestuar njëri nga autorët dhe tjetri ndiqet me masa kërkimi, dhe vrasja e shtetasit Altion Tafaruçi ndodhur në muajin mars 1997 në Tiranë. Janë goditur 12 grupe kriminale që kanë pasur veprimtari kriminale me veprime të dhunshme ndaj pasurisë me 50 autorë të cilat janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Janë zbuluar e dokumentuar 12 ngjarje të vjetra e kryesisht vjedhje me dhunë e më armë. Janë kapur 20 persona të shpallur në kërkim për krime kundër pasurisë. Në këtë drejtim është intensifikuar puna me hetimet proaktive, me synim mbajtjen në kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e veprave penale. Ka një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket shkatërrimit të pronës, ku për këtë vit kanë 28 e zbuluar 9, nga 44 e zbuluar 25 të ndodhura në vitin 2011.