Rama, takim në Dhomën Amerikane të Tregtisë: Kompensimi i pronave, problematik”
“Kthimi dhe Kompensimi pa kriter i pronave në kryeqytet po kushtëzon krijimin e hapësirave të lira dhe të gjelbra për qytetarët”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë se situata është problematike. Sipas tij, ajo rëndohet edhe më shumë nga shfrytëzimi barbar që po u bëhet zonave periferike. Kryebashkiaku Rama ka shtuar se në të ardhmen, Tirana duhet të zhvillohet së bashku me Durrësin, si një zonë e vetme. Në funksion të kësaj ideje, ai ka shtuar se duhet të zhvillohet korridori mes dy qyteteve, i cili do të shndërrohet në burim për vende të reja pune. Kreu i Bashkisë së Tirana, Rama, ka bërë të ditur se së shpejti
Tirana do të ketë planin rregullues. Aktualisht ka përfunduar faza e parë, që është grumbullimi i të dhënave në terren dhe do të vijohet edhe me hapat e tjerë.
26 Shtator 2008