"Vatra" shqiptare në Athinë rrezikon mbylljen
• "Vatra", qendër kulturore shqiptare në Athinë, po rrezikon të mbyllet.
Marko Caka/Athinë
Eshtë e vetmja qendër ku çdo gjë flet vetëm në shqip, të cilën emigrantët shqiptarë e kanë kthyer si një shtëpi të përbashkët atdhetare. Ndonëse e hapur vetëm pak muaj më parë, me iniciativën e Artan Kristos, ajo ka arritur t'i qëndrojë shtrenjtësisë së lartë të detyrimeve taksative që ka ndaj shtetit grek. Madje, për të qenë sa më afër emigrantëve shqiptarë, jo më kot është ndërtuar enkas, pak metra larg qendrës së "Omonia"-s. Madje në shëtitoren "Patision", ku ndodhet edhe kjo qendër kulturore shqiptare, të gjitha ndërtesat në këtë zonë disponojnë qiratë dhe taksat me shifra stratosferike. Megjithatë për hir të atdhedashurisë, emigrantët shqiptarë kanë dashur që qendra më e madhe greke të flasë edhe shqip në zemër të Athinës. Megjithatë e ardhmja duket e pasigurt, duket e rrezikuar. Pikëpyetja qëndron se edhe sa kohë mund t'i rezistojë këtyre kushteve kjo qendër kulturore?! Për mbijetesën e saj, pak kohë më parë, bëri një premtim edhe Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ku sipas të cilit qeveria shqiptare do të ndihmonte me një fond në kuadrin e kontributit ndaj komunitetit shqiptar në Greqi. Ndaj jo më kot kjo qendër u përurua në vizitën e parë të Presidentit Bamir Topi në kryeqytetin grek të Athinës, i cili dha falënderimet e veçanta për këtë nismë atdhetare të krijimit të një qendre për komunitetin më të madh të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
***
Ajo që të bie në sy sapo hyn në qendrën "Vatra", përveç librave që mbajnë emra autorësh të njohur shqiptarë, duke nisur nga i madhi Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Dritëro Agolli, Luan Starova etj., përfshihen edhe CD e videokaseta me këngë të ndryshme shqiptare, të cilat janë hedhur në këtë treg për emigrantët shqiptarë. E gjithashtu në stendat e bibliotekës së kësaj qendre nuk mungojnë për vizitorët edhe shumë artikuj, suvenire artistike nga Shqipëria, duke filluar që nga flamuri kombëtar me përmasa zyrtare të vogla, bluza për mosha të ndryshme, çanta turistike, artikuj kinkalerie e deri te medaljonet për të varur çelësat me shqiponjën dykrenore. Të gjithë këto artikuj janë të veshur me simbolin tonë kombëtarë dhe që kanë gjetur dhe frekuentimin e vizitorëve të tjerë të huaj. Shpesh dhe në çdo kohë në këtë qendër, në orët e pasdites gjen shumë shqiptarë që lexojnë libra të shkrimtarëve shqiptarë, por dhe shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin si dhe diskutojnë për problemet të jetës së tyre të përditshme.
***
Sipas drejtueses Ana Kutulaqi: "Në këtë qendër kulturore pritet të krijohet një mediatekë shqiptare, ku emigrantët të kenë mundësi përveçse të lexojnë libra shqip dhe gazeta shqiptare, por dhe të shohin filma të kinematografisë sonë, realizuar ndër vite si dhe të ndjekin zhvillimet e vendit të tyre nëpërmjet kanaleve të televizioneve shqiptare. Më tepër dëshira e tyre është të zhvillojnë aktivitete kulturore në gjuhën shqipe, në mënyrë që fëmijët të jenë sa më pranë atdheut të tyre. Por që të krijohen të gjitha këto, duhet që qeveria shqiptare të ndihmojë me fondin e saj që ka akorduar për komunitetin shqiptar në Greqi", shprehet Kutulaqi për "Panorama". Për këtë problem shprehet dhe kryetari i Forumit të Bashkimit Rinor shqiptar në Greqi, Konstandin Papa, i cili thotë: "Qeveria shqiptare duhet të mbajë premtimet se sa herë që vijnë për vizitë kryeministrat shqiptarë të njëjtat gjëra thonë, por në realitet asgjë s'kanë bërë për emigrantët shqiptarë". "Prandaj dhe nisma e marrë në ngritjen e qendrës kulturore 'Vatra' është vetëm fillimi, por që të vazhdojë të mbajë gjallë shpirtin e pavdekshëm të kulturës shqiptare, duhet që shteti shqiptar të kontribuojë për të", thotë Papa.
Vendimi
Duhet theksuar se para pak kohësh qeveria shqiptare miratoi vendimin për hapjen e tri qendrave kulturore për komunitetin e emigrantëve shqiptarë në diasporë, një në Athinë, një në Romë dhe një në Londër, por në zbatimin e saj nuk është bërë asgjë. Edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, gjatë takimit zyrtar që kishte në Athinë para pak kohësh, gjatë një interviste për BBC-në u shpreh se së shpejti emigrantët shqiptarë do të kenë qendrën e tyre kulturore në Athinë nga qeveria shqiptare.