Rama takon delegacionin kinez, PS dhe PKK bazë për miqësinë mes dy vendeve
Tiranë, 31 gusht, NOA Marrëdhëniet mes Partisë Komuniste Kineze dhe Partisë Socialiste janë baza e miqësisë mes dy vendeve. Kjo është deklarata që ka bërë sot gjatë takimit me kryesocialistin Edi Rama, Ministri për Komunikimin me Publikun dhe anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të PKK-së, Liu Yunsha.
Përfaqësuesi i delegacionit kinez ka ftuar Ramën për një vizitë në Kinë, e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.
Ministri i Marrëdhënieve me Publikun pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze zoti Liu Yunshan theksoi se marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet partive tona përbëjnë një bazë solide për miqësinë shqiptaro-kineze. Këto marrëdhënie mund të thellohen përmes shkëmbimit reciprok të delegacioneve, për këtë qëllim, ai ftoi zotin Rama për një vizitë zyrtare në nivel të lartë të PSSH në Kinë. Kjo ftesë u pranua me kënaqësi nga lideri socialist Edi Rama, njofton zyra e shtypit e Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij kreu i PS Rama u ndal në mënyrë të veçantë në çështjen e njohjes së Kosovës.
Ai është shprehur se çështja e njohjes së Kosovës nga Republika Popullore e Kinës të shikohet me përparësi në konteksin e ri të krijuar nga vendimi i GJND, por edhe në kontekstin e zhvillimeve shumë pozitive rajonale që ka sjellë pavarësia e Kosovës.
a.k/NOA