Gaçi i përgjigjet Priftit: Nuk sulmojmë biznesin, korrupsioni ka kapur shtetin

Problemi qëndron se në rastin e koncesioneve, pikërisht këta njerëz të afërt e të lidhur me pushtetin, u kanë rrëmbyer shqiptarëve në mënyrë të padrejtë pasuritë publike, duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetin. Ky është korrupsioni i vërtetë. Kjo është kapja e shtetit, tha Gaçi.
Ai theksoi se për opozitën problemi nuk qëndron te fakti që motrat, bashkëshortët, bashkëjetuesit, kunetërit e shpeshherë si në rastin e Dritan Priftit edhe vetë ministrat, përfshihen në biznes, por mënyra e abuzimit.
Nga ana tjetër Gaçi ka kërkuar nga Prifti sqarime dhe për manipulimin që u është bërë të dhënave në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me urdhër të ministres Bregu.
Sot, Dritan Prifti duhet të ishte shprehur edhe mbi skandalin e manipulimit të të dhënave në qendrën e regjistrimit të bizneseve me urdhër të Majlinda Bregut. Por edhe pse ka në varësi direkte këtë institucion, Dritan Prifti heshti dhe nuk guxoi të fliste, u shpreh Gaçi.
a.k.NOA