Bogdani-Ramës: Gratë të kërkojnë në debat, dil bëj transparencën e kutisë së Leprit

Tiranë, 31 gusht, NOA Partia Demokratike ka vijuar dhe sot akuzat në adresë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka kërkuar që Rama të bëjë transparencën e pasurisë së tij dhe të aferave me lejet e ndërtimit.
Bogdani ka përmendur të gjitha deklaratat publike që bizesmenë dhe politikanë kanë bërë kundër Ramës për korrupsion dhe ka kërkuar që kreu i bashkisë të regojë personalisht. Ju ftojmë, me shumë durim, dil nga kutia e Leprit dhe fol si burrë! Dil dhe bëj transparencën e kutisë së Leprit! Dil, se gratë të kërkojnë në debat!, u shpreh Bogdani.
Deputeti i PD-së ka theksuar se Rama duhet të flasë për 20 për qindëshin që u merr biznesmenëve dhe duhet të tregojë për deklaratën e pasurisë, në të cilën ka firmosur vetëm 3 mijë euro.
Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri, Edvin Rama ose siç njihet në median e huaj dhe në rrethin e ndërtuesve si mister 20 %-shi, po fshihet prej 3 javësh në vrimën e Lepurit. Ftojmë Mr. 20 %-shin tu përgjigjet pa nervozizëm pyetjeve të thjeshta me interes publik, u shpreh Bogdani.
a.k/NOA