E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon kandidatet per deputete dhe strukturat ne qarqe

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste dhe miratimit të listës së kandidatëve për deputetë, kryetari Edi Rama zhvilloi sot disa takime me një pjesë të këtyre kandidatëve. Në takime kanë marrë pjesë edhe disa prej krerëve të strukturave të PS-së në qarqe. Në rreth 90 minuta biseda, mësohet se Rama i ka dhënë këshillat e fundit për fushatën elektorale garuesve dhe drejtuesve të degëve të PS-së, duke u përpjekur që t’i mobilizojë ata sa më shumë.
Ndërsa nga profili i tij në Tëitter, Rama u shpreh çlirimin nga presioni për listat. “Më në fund s’do të flitet për lista por për Shqipërinë që duam”, shkruan kryesocialisti. Ai gjithashtu njoftoi zhvillimin nesër të një vizite në Danimarkë, ku do t’i shpalosë autoriteteve vendase programin e tij elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›