Rama te Aviacioni hapesira urbane per gjithe moshat

Kreu i aktual i Bashkisë Edi Rama dhe njëkohësisht kandidat i opozitës për Tiranën, ishte me banorët e njësisë numër 7 në zonën pranë ish-pistës së Aviacionit në kryeqytet. Rama ka parë nga afër hapësirën urbane që i është nështruar ndërhyrjeve, duke krijuar një park për të gjitha grupmoshat e duke shtuar kështu ndjeshëm hapësirat e gjelbërta.
“Sot unë jam shumë i lumtur që t’u them jo vetëm banorëve të njësisë 7, por të gjithë banorëve të Tiranës, që përveç parkut të liqenit ka dhe një park tjetër, shëtitoren më të gjatë, 1 km, për të ecur në kohën e lirë dhe plot e plot hapësira për fëmijët për të moshuarit. Nga Dibra, Tropoja apo Korça, ju qytetarë të Tiranës, keni tashmë këtë park fantastik”- tha Rama.
Ndërhyrja është bërë në një hapësirë rreth 1 km e gjatë dhe 50 metra e gjerë, në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë. Projekti ka imituar strukturën e një dorëshkrimi dhe përmban shtrime dyshemesh, bimësi të ulët dhe bimësi të lartë. Në pjesën jugore të segmentit të fushës së ish-Aviacionit janë konceptuar hapësira për mirëmbajtjen e parkut, edhe përmes iniciativave private.
Edlira Sulejmani