Raporti i DASH Kriza parlamenti nuk funksionoi
Impakti politik që lanë pas zgjedhjet e 2009, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit ka bërë që viti 2010 të karakterizohet nga një mosfunksionim i parlamentit.
Në raportin e DASH për vitin e kaluar thuhet se asnjë nga palët nuk ka treguar vullnet për kompromis dhe si rezultat parlamenti nuk ka miratuar asnjë nga ligjet e rëndësishme në axhendë. Sidoqoftë, raporti njeh përparimin në standarde që sollën zgjedhjet, duke iu referuar edhe raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për këtë çështje.
“Në qershor 2009, vendi mbajti zgjedhjet parlamentare të cilat misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it i cilësoi se përmbushën shumicën e standardeve të OSBE-së, por sidoqoftë nuk përmbushën standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike. Misioni citoi në mënyrë specifike probleme me procedurat administrative në numërimin e votave e një mjedis shumë të polarizuar”- thuhet në raport.
Raporti vë në dukje edhe problemet me komisionerët, duke theksuar se partitë nuk i binden gjithmonë ligjit, dhe i ndryshojnë komisionerët në momentin e fundit. Përsa i takon korrupsionit, raporti i DASH njeh përparimin e bërë në disa fusha. Duke iu referuar edhe një sondazhi të Bankës Botërore, raporti thekson se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri mbetet i lartë.
Ndërsa në lidhje me gjyqësorin, raporti thekson se presioni politik, intimidimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara shpesh e kanë penguar atë të funsionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase. Emërimet politike në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese kërcënojnë të rrezikojnë pavarësinë dhe integritetin e këtyre gjykatave thuhet në këtë raport. Gjithsesi, raporti nënvizon edhe përparimet që janë bërë në mjaft fusha të të drejtave të njeriut.
Juli Prifti