Rama të marrë shembull nga Kukësi
10/01/2009 Kryeministri Sali Berisha sulmon kryebashkiakun Edi Rama për ngrohjen në shkolla
Rama të marrë shembull nga Kukësi
“Kam informacion për probleme me ilaçet. Janë urdhëruar helikopterët të shkojnë në këto zona”
Kryeministri Sali Berisha ka etiketuar kreun e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, si njeri të paaftë për të mundësuar ngrohjen e ambienteve arsimore në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka folur nga qyteti i Kukësit, ku bëri një vizitë të papritur për të parë nga afër situatën pas reshjeve të shumta të dëborës. Gjatë takimit me drejtuesit e pushtetit vendor shefi i ekzekutivit ka evidentuar faktin se në Kukës sistemi i ngrohjes funksionon më së miri dhe se lënda ngrohëse është e mjaftueshme në çdo shkollë. Nisur nga kjo gjendje pozitive, për Berishën kryebashkiaku i Tiranës duhet të marrë shembull. Sipas tij, Rama duhet të vizitojë Kukësin dhe të shohë konkretisht se si mundësohet ngrohja për shkollat publike. Berisha kujtoi se Rama e ka vizituar vetëm një herë këtë krahinë, kur ka zhvilluar një mbledhje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. “Të vijë këtu Edi Rama e të mësojë si mbahen shkollat e të mos tregojë se ka fjetur një natë në Kala të Dodës”, - tha ai duke ironizuar. Kryeministri Berisha përmes këtyre konstatimeve ka sulmuar ashpër kundërshtarin e tij kryesor politik. Kur ka mbetur vetëm pak muaj nga hapja e fushatës elektorale në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, numri një i qeverisë nuk ngurron të thumbojë kryesocialistin Rama. Gjatë takimit në Bashkinë e Kukësit me shtabin lokal të emergjencës Berisha u njoh me situatën e komunikimit të rrugëve, furnizimit me ushqime dhe emergjencave shëndetësore të këtyre zonave. Ai theksoi se duhet të parashikohen rezervat ushqimore, gjendja e rezervave shëndetësore si dhe vendosja e kalueshmërisë së rrugëve dhe ndihma emergjente. Gjithashtu Kryeministri tërhoqi vëmendjen se prioriteti kryesor duhet të mbetet jeta e njeriut. “Në prioritetet e emergjencave i pari është njeriu. Kudo që të ndodhet një qytetar, ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar atë. Mjekët më kanë informuar se ka disa probleme mungesash në ilaçe e probleme të tjera, për të cilat sot (dje) janë urdhëruar helikopterët të shkojnë në këto zona”, - deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveritë vendore kanë funksionuar shumë mirë në përballimin e situatës së rëndë.
Berisha për situatën
Buxhet më vete për përballimin e gjendjes
Kreu i qeverisë ka deklaruar se shtabi qendror i emergjencave civile do të mbështesë me fonde shtesë për shpenzimet që po kryhen gjatë kësaj periudhe, duke u kërkuar mbajtjen e gjendjes së emergjencës. Berisha tha se qeveria është e gatshme të përballet me çdo lloj të papriture që mund të ndodhë. “Kjo qeveri është një qeveri që ka një buxhet shumë të shëndetshëm dhe në këtë buxhet qeveria mban gjithmonë një sasi e cila parash që quhet ‘kontingjencë’, që do të thotë para të vendosura mënjanë në buxhet, pa destinacion, por që duhet të përdoren për destinacione të papritura. Për vitin 2009 kontingjenca është rreth 300 milionë dollarë, një fond ky që i lejon qeverisë të reagojë në çdo situatë”, - deklaroi ai. Berisha bëri me dije gjithashtu se në Tiranë është një grup i tërë me helikopterë, që janë në gatishmëri për çdo rast të nevojshëm. Ai theksoi se, edhe në rast se helikopteri nuk mund të shkojë në atë zonë apo fshat, duhet të organizohet transporti me barelë apo me mjete të tjera të nevojshme i çdo qytetari. Ai ka përgëzuar dhe inkurajuar qeveritarët vendor të Kukësit për punën e bërë për përballimin e situatës dhe ruajtjen e normalitetit të jetës në këto zona, ndërsa theksoi se qeveria po e ndjek me vëmendje të madhe dhe në vazhdimësi situatën.
Urdhri i MPJ-së
Veprimet konsullore përmes postës
Shërbimet postare do të luajnë një rol të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit dhe që aplikojnë në sportelet e konsullatave shqiptare. Ministria e Punëve të Jashtme ka nxjerrë një urdhër të prerë, sipas të cilit të gjitha përfaqësitë shqiptare jashtë vendit, ambasadat dhe konsullatat shqiptare se duke filluar nga data 26 janar 2009, të gjitha veprimet konsullore në shërbim të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar dhe pagesat për të gjitha shërbimet e ofruara do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, nga ky rregull përjashtohen vetëm aplikimet për pasaportë, nënshkrimi i prokurave dhe aplikimi për viza, për të cilat aktet normative në fuqi kërkojnë paraqitjen fizike të vetë personit. MPJ-ja saktëson se kjo masë, duke shmangur kontaktin fizik me personelin e përfaqësive shqiptare jashtë vendit, ka për qëllim rritjen e transparencës, përmirësimin e cilësisë së shërbimit si dhe eliminimin e çdo mundësie abuzimi, duke u gjendur kështu më pranë nevojave të shtetasve shqiptarë.