Mediu:Prokuroria të zbardhë sa më parë Gërdecin
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i kërkon Prokurorisë të Tiranës zbardhjen sa më të shpejtë të tragjedisë së Gërdecit çështje ku ai është person në hetim. Kur po mbushet rreth një vit nga shpërthimi tragjik i 15-të marsit, Fatmir Mediu gjatë asamblesë kombëtare të PR-së i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të zbardhë sa më shpejt të vertetën e tragjedisë së Gërdecit. Fatmir Mediu dha menjëherë dorehëqjen pas tragjedisë së Gërdecit nga posti i ministrit të Mbrojtjes, një akt të cilin ai e cilësoi moral, duke theksuar se nuk mbante përgjëgjesi ligjore për shpërthimin. Vazhdimisht figura të rëndësishme të maxhorancës, duke filluar nga kryeministri Sali Berisha kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të çështjes së Gërdecit nga Prokuroria, çështje e cila ka ndikuar shumë në performancën e qeverisë.