Selmani:Shengeni,në gjithë vendet e rajonit ku ka shqiptarë

Shqiptarët e Maqedonisë janë entuziastë për idenë e një shengeni mbarë shqiptar të hedhur nga presidenti i Shqipërise, Topi dhe ai i Kosovës, Sejdiu. Sipas kreut të Partisë Demokratike të re në Maqedoni Imer Selmani, shengeni duhet të shtrihet jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por në të gjitha vendet e rajonit ku jetojnë shqiptarë dhe do të shërbente si një lëvizje politike që do t'i paraprinte integrimit të shqiptarëve në BE. Pak muaj më parë gjatë vizitës që presidenti Sejdiu zhvilloi në Tiranë, deklaroi së bashku me presidnenyin Topi se ka filluar puna për një shengen shqiptar i cili do të shuante kufijtë mes dy shteteve tona.